Sot hidhet shorti i Champions League – 36 skuadra në garë
Sot në Monaco, në orën 18:00, do të hidhet shorti për edicionin e ri të UEFA Champions League, që për të dytin vit me radhë zhvillohet me 36 skuadra në një grup unik. Ky format “të gjithë kundër të gjithëve” garanton tetë ndeshje për secilën skuadër – kundër tetë rivalëve të ndryshëm, dy nga çdo vazo, me ndeshje brenda dhe jashtë fushe.
Paris Saint-Germain hyn si kampion në fuqi, pas fitores ndaj Interit në finalen e sezonit të kaluar. Finalja e këtij edicioni do të luhet më 30 maj 2026 në “Puskas Arena” të Budapestit.
Rregullat e fazës së ligës:
- 8 skuadrat e para kalojnë direkt në fazën e 1/8-ve.
- 8 të fundit eliminohen.
- 16 të tjera luajnë “play-off” për një vend në fazën me eliminim direkt.
Në garë janë gjigantë si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munich, ndërsa Anglia ka numrin më të madh të pjesëmarrësve – gjashtë ekipe. Italia përfaqësohet nga Inter, Juventus, Atalanta dhe Napoli.
Nga kualifikueset kanë ardhur surpriza si Bodø/Glimt, Pafos dhe Kairat nga Kazakistani, që debuton për herë të parë në këtë kompeticion.
Ndeshjet e para do të luhen më 16 shtator, ndërsa kalendari i plotë do të publikohet të shtunën.
Flaka
















