Spalletti pranon gabimin e Juventusit: “Sulmuam me tetë lojtarë”
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, analizoi ndeshjen ndaj Sassuolos dhe pranoi se skuadra e tij kishte mundësi ta fitonte takimin në fund.
“Skuadra mund ta kishte fituar ndeshjen në fund. E merituam ta përmbysnim, por humbëm ekuilibrin duke sulmuar me tetë lojtarë. U kërkova të shtynin për fitoren, por ndoshta i ndoqën udhëzimet e mia paksa shumë fjalë për fjalë”, deklaroi Spalletti.
Për Edon Zhegrovën, trajneri italian vlerësoi aftësinë e tij në duelet një kundër një, duke theksuar se kosovari është i paparashikueshëm. Megjithatë, ai pranoi se ndonjëherë Zhegrova e mban topin më gjatë seç duhet.
“Kur luan një futboll sulmues në gjysmën e fushës së kundërshtarit, ai është i jashtëzakonshëm”, tha Spalletti.
Sa i përket hapësirave të lëna pas, trajneri i Juventusit pranoi se skuadra duhet të përmirësohet, ndërsa për Kolo Muanin kërkoi që të aktivizohet më shumë dhe të shfrytëzohet më mirë në lojën sulmuese.
Spalletti theksoi se Sassuolo përfitoi nga momentet kur Juventusi humbi ekuilibrin, por shtoi se gjithçka erdhi si pasojë e dëshirës së skuadrës për të kërkuar fitoren.
Flaka










