“Stadiumi”, përplasje mes Komunës së Velesit dhe FFM-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 19:35

“Stadiumi”, përplasje mes Komunës së Velesit dhe FFM-së

Për stadiumin 400 mijë eurosh me ferra në Velesit ende nuk është bërë pranim – dorëzimi mes komunës së Velesit dhe FFM-së, për shkak se komisioni inspektues i Komunës së Velesit dhe përfaqësuesve të FFM-së të cilët kanë dalë në terren kanë konstatuar një sërë mospërputhjesh lidhur me projektin bazë dhe punimet, për të cilat komisioni do të dorëzojë raportin e duhur investitorit për të menjanuar mangësitë. Përveç kësaj nga Komuna së Velesit, thonë se nga FFM-ja nuk janë transferuar as fonde për mirëmbajtjen e stadiumit. Sa i përket qëndrimit të Federatës së Futbollit se fajtori kryesor për gjendjen aktuale të stadiumit 400 mije eurosh është Komuna e Velesit, nga kjo komunë thonë se qëndrimet me të cilat doli FFM janë dukshëm tendencioze, pa asnjë bazë apo argument.

“Në periudhën e kaluar është bërë komunikim zyrtar përmes emailit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, po ashtu është mbajtur takim dhe inspektim në terren me përfaqësues të FFM-së dhe OFS-së. Komuna e Velesit në vazhdimësi financon dhe bashkëpunon me OFS-në, prandaj edhe na befasojnë akuzat e FFM-së, në vend të përgjegjësisë konkrete për tejkalimin e problemit. Me kërkesë të Komunës së Velesit, FFM-ja ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, por janë konstatuar mangësi konkrete në punën në lidhje me projektin bazë të rindërtimit”, njoftojnë nga Komuna e Velesit.

Nga Komuna e Velesit shtojnë se është shumë e papërshtatshme që një federatë kombëtare sportive të përfshihet në pretendime të rreme për të shmangur papërgjegjshmërinë dhe jo profesionalizmin e saj në punë. Derisa çështja të marr një epilog, në stadiumin e Velesit prej 400 mijë eurosh do të vazhdojnë që të rriten ferrat në vend se të luhen loja futbolli. /Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?