Stresi, shenjë e inteligjencës së lartë? Ja çfarë thotë studimi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 17:14

Stresi, shenjë e inteligjencës së lartë? Ja çfarë thotë studimi

Shpesh e shohim stresin si një armik të shëndetit tonë mendor dhe fizik, por një studim i ri nga Kanadaja sugjeron se ai mund të ketë edhe një anë pozitive. Sipas kërkuesve, personat që ndihen shpesh të stresuar para ngjarjeve të rëndësishme – si një dasmë, një intervistë pune apo një provim – mund të kenë nivel më të lartë inteligjence verbale.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që kalojnë shumë kohë duke menduar, rimenduar dhe analizuar një problem, shpesh arrijnë ta kuptojnë më mirë situatën dhe të gjejnë zgjidhje më efektive. Ky proces i thellë reflektimi, megjithëse mund të shkaktojë stres, lidhet me aftësi të avancuara të të menduarit dhe komunikimit.

Ekspertët theksojnë se nuk bëhet fjalë për stresin kronik, i cili ka pasoja negative, por për reagimin e natyrshëm të trupit dhe mendjes ndaj sfidave që kërkojnë përqendrim dhe vendimmarrje të kujdesshme.

Ky zbulim hap një perspektivë të re mbi mënyrën se si e perceptojmë stresin, duke sugjeruar se në disa raste, ai mund të jetë një tregues i aftësive të larta mendore.

Flaka

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 17:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?