Studim: Lëngu i pemëve rrit rrezikun e vdekjes së hershme

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Nëntor, 2025 17:48

Studim: Lëngu i pemëve rrit rrezikun e vdekjes së hershme

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se konsumimi i lëngut të pemëve mund të jetë edhe më i rrezikshëm për shëndetin sesa pijet e gazuara apo limonada. Analiza e të dhënave nga mbi 13 mijë persona tregoi se pirja e një gote me 340 mililitra lëng pemësh në ditë e rrit rrezikun për vdekje të hershme deri në 25%.

Ekspertët shpjegojnë se fruktoza e lëngjeve të frutave mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës dhe të nxisë hormone që favorizojnë grumbullimin e yndyrës rreth belit, duke shtuar rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet.

Studimi i publikuar në Journal of the American Medical Association krahasoi për herë të parë lëngjet e pemëve pa sheqer të shtuar me pijet e ëmbla si Coca Cola dhe limonada. Rezultatet treguan se të gjitha pijet e ëmbla – pavarësisht nëse përmbajnë sheqer natyral apo artificial – lidhen me rritje të shkallës së vdekjeve të hershme.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë britanikë, një i rritur nuk duhet të konsumojë më shumë se 150 mililitra lëng pemësh në ditë.

Flaka

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Nëntor, 2025 17:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?