Studim surprizues: Kafeja para gjumit nuk ndikon në cilësinë e gjumit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Tetor, 2025 20:27

Studim surprizues: Kafeja para gjumit nuk ndikon në cilësinë e gjumit

Një studim i kryer nga Universiteti i Florida Atlantic, i publikuar nga The Independent, ka hedhur poshtë bindjen e përhapur se pirja e kafesë apo çajit para gjumit prish cilësinë e tij.

Në këtë hulumtim u monitoruan 785 persona për një total prej 5,164 ditë dhe net, duke u analizuar konsumi i kafeinës, alkoolit dhe nikotinës. Rezultatet treguan se:

  • Alkooli dhe nikotina kishin ndikim negativ, duke shkaktuar çrregullime dhe vazhdimësi më të dobët të gjumit.
  • Kafeina, edhe kur konsumohej brenda katër orëve para gjumit, nuk tregoi asnjë efekt të matshëm në cilësinë e gjumit.

Sipas autores së studimit, doktoreshë Christine Spadola, ky është një nga ekzaminimet më të mëdha të këtij lloji:

“Netët me përdorim të nikotinës dhe alkoolit brenda katër orëve para gjumit kanë treguar vazhdimësi më të keqe të gjumit sesa netët pa to. Ndërsa për kafeinën, nuk kemi vërejtur ndonjë lidhje me parametrat e gjumit.”

Ky zbulim është veçanërisht i rëndësishëm për miliona konsumues të kafesë në mbarë botën, të cilët shpesh shmangin një filxhan kafe të vonë nga frika se mund të ndikojë në gjumin e tyre.

Flaka

118
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Tetor, 2025 20:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
118
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?