Studimet: ushqimi i duhur është ilaçi më i mirë për artritin
Reumatizma dhe artriti mbeten ndër sëmundjet më të përhapura në botë, duke prekur më shumë se një të pestën e popullsisë globale. Shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar një trajtim përfundimtar, por kombinimi i një diete të shëndetshme me aktivitet fizik të moderuar është konsideruar si “kurë natyrale” për të lehtësuar dhimbjet dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë.
Hapat kryesorë për menaxhimin e artritit:
- Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik: ul presionin mbi gjymtyrë, redukton inflamacionin dhe forcon muskujt.
- Yndyrat e shëndetshme: konsumimi i salmonit, sardeleve dhe vajit të ullirit ndihmon në uljen e substancave inflamatore falë omega-3.
- Ulja e kolesterolit: tërshëra, arrat (30 g në ditë) dhe proteina e sojës (25 g në ditë) ndihmojnë në balancimin e niveleve të gjakut.
- Antioksidantët: vitaminat A, C, E dhe K mbrojnë indet dhe gjymtyrët nga dëmtimet oksidative. Këto gjenden tek karrota, patatja e ëmbël, spinaqi, brokoli, frutat e freskëta dhe arrorët.
Ekspertët theksojnë se ushqimi i pasur me fibra, vitamina dhe acide yndyrore të shëndetshme është një armë e fuqishme kundër simptomave të artritit, duke ulur dhimbjet dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.
Flaka
















