Studimi: Lëngu i shegës rrit energjinë dhe balancën hormonale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Prill, 2026 21:19

Studimi: Lëngu i shegës rrit energjinë dhe balancën hormonale

Pirja e një gote me lëng shege çdo ditë mund të sjellë përfitime të rëndësishme për organizmin, sidomos në rritjen e energjisë dhe balancimin hormonal, sipas disa studimeve shkencore.

Një hulumtim i realizuar nga Queen Margaret University në Edinburg, tregon se konsumimi i rregullt i shegës për rreth dy javë mund të ndikojë pozitivisht në nivelet e hormoneve dhe qarkullimin e gjakut.

Në studim janë përfshirë persona të moshës 21 deri në 64 vjeç, ku pas konsumimit të përditshëm të lëngut të shegës është vërejtur rritje e vitalitetit, përmirësim i humorit dhe rritje e hormoneve të rëndësishme si testosteroni dhe estrogjeni.

Studiuesit theksojnë se testosteroni lidhet me energjinë, kujtesën dhe gjendjen emocionale, ndërsa estrogjeni luan rol kyç në mirëqenien dhe ekuilibrin hormonal te femrat. Sipas rezultateve, niveli i testosteronit është rritur me 16 deri në 30% tek pjesëmarrësit.

Përveç ndikimit hormonal, shega konsiderohet një frut i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe luftimin e disa sëmundjeve.

Ekspertët rekomandojnë konsumimin e rreth 250–350 ml lëng shege në ditë, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së lëngut 100% natyral pa sheqerna të shtuar.

Flaka

0
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Prill, 2026 21:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
0
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?