Sylvinho pas zgjedhjes së Bajramit: “E respektoj, i uroj fat”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Shtator, 2025 21:24

Sylvinho pas zgjedhjes së Bajramit: “E respektoj, i uroj fat”

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka reaguar publikisht pas vendimit të mbrojtësit Adrian Bajrami për të përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtare, duke lënë pas kuqezinjtë.

Në konferencën e fundit për shtyp, tekniku brazilian shpjegoi se komunikimi me lojtarin ka qenë i hapur, por vendimi përfundimtar ishte personal.

“Ne kemi plotësuar listën e madhe të lojtarëve më 17 gusht dhe nuk kemi pasur përgjigje nga klubet. Pas publikimit të listës më 29 gusht, një ditë më vonë më njoftuan nga Federata se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën,” – tha Sylvinho.

Ai zbuloi gjithashtu se ka folur rreth 30 minuta në telefon me futbollistin, duke theksuar se situata të tilla ndodhin shpesh në futbollin ndërkombëtar.

“E kam përjetuar edhe kur isha pjesë e Kombëtares së Brazilit. I uroj gjithë të mirat dhe shumë fat lojtarit,” – shtoi ai.

Vendimi i Bajramit ka ngjallur reagime të shumta mes tifozëve, ndërsa përfaqësuesit e FSHF-së e kanë cilësuar si një rast që duhet të shërbejë për reflektim mbi menaxhimin e talenteve shqiptare.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Shtator, 2025 21:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?