Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka ndarë një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij në një intervistë për Klan Sport. Braziliani theksoi se aktualisht është i përqendruar maksimalisht te kuqezinjtë, me synimin për t’i çuar në Kampionatin Botëror, por nuk e fsheh se ëndrra e tij afatgjatë është të fitojë Ligën e Kampionëve si trajner.
“Ëndrra ime aktuale është të çoj Shqipërinë në Botëror, por dëshira e të ardhmes është të fitoj Champions League si trajner i një skuadre të madhe, pasi si futbollist e kam fituar tashmë me Barcelonën,” u shpreh Sylvinho.
Tekniku kuqezi, i cili ka fituar Champions League si lojtar me Barcelonën në vitin 2009, beson se përvoja e tij si futbollist në nivelet më të larta dhe puna me Shqipërinë do ta ndihmojnë të arrijë edhe objektivat e tij si trajner.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Tetor, 2025 22:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.