Festimet te FC Barcelona vazhdojnë pas fitimit të titullit në La Liga, ndërsa yjet e rinj të skuadrës po tërheqin vëmendjen edhe me reagimet e tyre në rrjetet sociale.
Lamine Yamal publikoi mesazhin “Talk is cheap”, një frazë që rikthen vëmendjen te postimi i bërë nga Jude Bellingham pas El Clásicos së tetorit. Postimi i talentit të Barcelonës u interpretua nga tifozët si një “kundërpërgjigje” pas suksesit të klubit katalanas këtë sezon.
Mesazhi u shpërnda edhe nga Pablo Gavi, duke treguar atmosferën festive që po mbretëron në kampin blaugrana pas triumfit në kampionat.
Barcelona ka zhvilluar një sezon mbresëlënës në Spanjë dhe lojtarët duket se po e shijojnë maksimalisht suksesin, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Reagimet e Lamine Yamal dhe Gavit janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin me Real Madridin.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Maj, 2026 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.