Taravari njoftoi se është zgjidhur problemi me parkingun në “Nënë Tereza”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:26

Taravari njoftoi se është zgjidhur problemi me parkingun në “Nënë Tereza”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook”, ka njoftuar se Qeveria ka sjell vendim me të cilin zgjidhet problemi me kaosin e parkimit në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, transmeton TV21

Siç bëhet e ditur, në vendimin e Qeverisë jepet leja që të jepet kontratë për partneritet publiko – privat për ndërtimin e garazheve me kate.

“Zgjidhim problemin me kaosin e parkimit në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”.

Me propozimin tonë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për incimin e procedurës për dhënie të kontratës për themelimin e partneritetit privato-publik për ndërtimin e garazheve montuese në kate në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”.

Ky projekt privato-publik vjen sipas studimit të fizibilitetit të mëhershëm dhe ka për qëllim të shtojë të ardhurat e Spitalit Klinik dhe përfshin dy garazhe montuese në kate, lëvizje të lirë të auto-ambulancave dhe parkim të organizuar.

Me realizimin e këtij projekti, do të lehtësohet dukshëm trafiku në oborrin e Spitalit Klinik, ku do të shfrytëzohet në maksimum hapësira ekzistuese”, thuhet në njoftimin e Taravarit. (TV21)

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?