Taravari: Për dy javë do të publikohet lista e re pozitive me barna, që nuk është përditësuar për 15 vite

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 20:37

Taravari: Për dy javë do të publikohet lista e re pozitive me barna, që nuk është përditësuar për 15 vite

Pas dy javësh do të publikohet lista e re pozitive e barnave që nuk është përditësuar prej 15 vitesh, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Ai tha se në periudhën e ardhshme prioritet është përditësimi i listës pozitive të barnave dhe si risi është zbatimi i një politike kombëtare farmaceutike me fokus të veçantë në cilësinë dhe disponueshmërinë e produkteve farmaceutike.

“Do të kemi edhe një ligj të ri për barnat me të cilin do të sigurojmë barna cilësorë në vend, por do të kërkojmë edhe përdorim racional dhe përshkrim të barnave që të ketë barna kudo, por edhe të kemi kujdes që të mos ketë abuzime me barnat”, tha sot ministri i Shëndetësisë.

Taravari gjithashtu bëri të ditur se tenderi për blerjen e kompresorëve të rinj për klinikat kirurgjikale tashmë është shpallur nga shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të klinikave.

“Në periudhën e ardhshme i kushtojmë vëmendje të veçantë rajonalizimit të shërbimeve shëndetësore dhe motivimit dhe stimulimit të mjekëve nga klinikat për të punuar në spitalet e qyteteve të tjera. Po ashtu po planifikojmë një strategji në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë për të stimuluar mjekët që të regjistrohen në specializimet e mangëta, si pediatri, anesteziologji, radiologji dhe personel tjetër me mangësi”, tha ministri Taravari./Telegrafi/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?