Pas publikimit të rastit monstruoz nga PortaliX, konkretisht dhunën fizike e një motre medicinale ndaj një foshnje 3-muajsh vetëm pse nëna e saj nuk dinte të fliste maqedonisht, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka siguruar se, “infermierja do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë”
Ngjarja makabre ka ndodhur në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.
Postimi i plotë i ministrit Taravari:
S’ka shumë që jam ndeshur me një rast monstruoz. Një fëmij, 3 muajsh ka shenja dhune në trup. Familja pretendon se fëmija është dhunuar në pediatri nga motra medicinale sepse nëna e fëmijës nuk ka ditur maqedonisht…
1. Nëse ky rast është i vërtetë kjo infermiere do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë
2. Sidoqë të jetë e vërteta do të gjenden dhe do të dënohen fajtorët e këtij akti të shëmtuar dhe të dhimbshëm
3. Jam duke shkuar në vendngjarje personalisht për të takuar familjarët dhe stafin!
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
12 Korrik, 2024 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.