Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:13

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, i ka rikujtuar sot BDI-së se siç ai thotë, e keqja e këtij populli ka qenë për 22 vite. Pasi e kanë kuptuar se i pret përgjegjësia, Taravari shton se tani zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh, prandaj merret me mashtrime.

“Që politika, sidomos në vendet e varfra dhe të pazhvilluara si ky i yni, është problematike, kjo është gati teori, por që parti të caktuara të kthehen në armike funksionale të shoqërisë ky është fenomen!
Duke abuzuar me gjysmë të vërteta, duke nxjerrë gjoja dëshmitarë të përvuajtur që paskan jetuar si mos më mirë në kohën e pashallëkut 22 vjeçar, duke gënjyer dhe abuzuar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë, BDI-ja është kthyer qartë në armike të popullit të vet por edhe më qartë BDI-ja është në hall të madh!”, shkruan Taravari në reagimin e tij.

Në shkrimin e tij, Taravari më tej nënvizon se “Kinse të tmerruar që papritur ky vend nga shkëlqimi dhe mirëqenia e madhe kaloi brenda natës në skamje, varfëri dhe hall, propagadojnë se me ardhjen e tyre do ndriçojë prapë Dielli!”

“Ne që sapo kemi ardhur në detyrat tona, po akuzohemi se po nuk po rregullojmë dot gjë! BDI-ja sidomos nxit propaganda absurde, të cilat pretendojnë që me një shkop magjik të rregullojmë një shtet që është shkatërruar për 22 vjet!”, shkruan më tej Taravari.

BDI-ja, veçanërisht ish-funksionarët e saj, shton Taravri kanë një problem serioz.

“Ata e dinë sa shumë kanë abuzuar dhe ata e dinë se Drejtësia i pret. Ata janë si ai njeriu që nuk di not dhe papritur ka rënë në det të thellë. Ky shtet ka shumë punë. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrat tone me vetmohim por ndërkohë tani është koha t’i tregojmë BDI-së dhe të gjithë atyre që e kanë masakruar këtë shtet, se është koha të mbani Përgjegjësi!”, mbyll shkrimin e tij Taravari në rrjetet sociale.

239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?