Të paktën 4 persona mbetën të vrarë këtë të mërkurë nga të shtënat me armë zjarri në një gjimnaz në SHBA. Sipas asaj që shkruan CNN, të shtënat ndodhën në gjimnazin Apalachee në Winder të Georgia-s.
Deri më tani raportohet po ashtu për 9 të plagosur, por numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë, deri në 30 të tillë.
Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë një 14-vjeçar. Për momentin nuk është e qartë nëse ai ishte nxënës në këtë shkollë ose jo. Ai është arrestuar nga autoritetet amerikane. Shkaqet e kësaj masakre nuk dihen ende.
Në një reagim, presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk mund të vazhdojmë ta pranojmë këtë si diçka normale”
“Ai që duhet të ishte një sezon i gëzuar i rikthimit në shkollë në Winder të Georgia-s është kthyer në një tjetër kujtesë të tmerrshme sesi dhuna nga armët vijon të shkatërrojë komunitetet. Studentët nëpër vend po mësojnë sesi të mbrohen prej plumbave në vend se të mësojnë si të lexojnë e të shkruajnë. Nuk mund të vazhdojmë ta konsiderojmë këtë normale”, tha Biden në një deklaratë./tvklan.al
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
4 Shtator, 2024 21:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.