Të rezervuar për të ndihmuar aleatët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:26

Të rezervuar për të ndihmuar aleatët

Maqedonia e Veriut ka përqindjen më të lartë të të anketuarve nga të gjitha vendet anëtare – 27 për qind, të cilët janë përgjigjur se vendi ynë duhet të shpenzojë më pak për mbrojtje

Vetëm 35 për qind e të anketuarve në vend janë përgjigjur se Maqedonia e Veriut duhet të mbrojë një shtet tjetër anëtar të NATO-s në rast të ndonjë sulmi, krahasuar me 40 për qind që kanë thënë se nuk duhet t’i bashkohet mbrojtjes së atij vendi. Ky zbulim është pjesë e hulumtimit të gjerë që Aleanca e kreu në prag të Samitit të Uashingtonit, i cili, ndër të tjera, shënon edhe 75 vjetorin e themelimit të organizatës. Anketa, e cila është kryer në terren dhe me telefon në të 32 vendet anëtare të NATO-s me gjithsej 31.386 të anketuar, tregon qëndrueshmëri në mendimin e qytetarëve, 60 për qind se vendet e tyre janë më të sigurta si rezultat i bashkëpunimit mes anëtarëve të NATO-s nga Evropa dhe atyre nga Amerika Veriore. Këtu Maqedonia e Veriut është mbi mesataren me 62 për qind të cilët janë përgjigjur “po”. Vendi është nën mesataren e përgjithshme prej 73 për qind në pyetjen nëse Aleanca është e rëndësishme për sigurinë e vendit – 69 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht.

Ngjashëm është edhe me pyetjen “si do të votonit në një referendum për anëtarësimin në NATO”, ku 64 për qind e të anketuarve në vend kanë thënë se do të votonin “po”, që është nën mesataren e përgjithshme prej 70 për qind. Maqedonia e Veriut ka përqindjen më të lartë të të anketuarve nga të gjitha vendet anëtare – 27 për qind, të cilët janë përgjigjur se vendi ynë duhet të shpenzojë më pak për mbrojtje. Vendi ynë ka gjithashtu përqindjen më të lartë të qytetarëve që kanë deklaruar se agresioni rus kundër Ukrainës nuk ka ndikim mbi sigurinë kombëtare – kështu janë përgjigjur 61 për qind, kundrejt 33 që besojnë se lufta ka ndikim mbi sigurinë e Maqedonisë.

Të anketuarit në vend gjithashtu kanë shprehur mosbesim te mediat vendase lidhur me raportimin mbi luftën në Ukrainë – 56 për qind kanë thënë se nuk kanë besim, ndërsa 37 se kanë, dhe 7 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë. Mesatarja e përgjithshme në vendet e NATO-s është 44 për qind besim. Më shumë se gjysma e të anketuarve në vend – 51 për qind kanë thënë se nuk pajtohen me vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. 41 për qind kanë thënë se ndihma duhet të vazhdojë. Anketa tregon gjithashtu se perceptimi negativ i qytetarëve për Rusinë është në rënie te anëtarët e NATO-s. Edhe pse një pjesë e madhe – 62 për qind nuk e shohin pozitivisht Rusinë, kjo përqindje është më e ulët se në vitin 2022 kur ishte 68 për qind. (koha.mk)

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?