Temperaturat përvëluese përfshinë gjithë vendin, çdo ditë rritje 2-3 gradë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:07

Temperaturat përvëluese përfshinë gjithë vendin, çdo ditë rritje 2-3 gradë

Moti shumë i nxehtë tashmë ka përfshirë gjithë vendin, me temperatura që u shënuan në 36 gradë Celsius. Nga Enti hidrometeorologjik thanë se temperaturat do të rriten edhe për disa grade në ditët në vijim, posaçërisht në pjesët jugore të vendit, duke paralajmëruar edhe nivelin 41 gradë.

Gjatë këtyre ditëve qytetarët kërkojnë mënyra të ndryshme për t’iu shmangur diellit dhe eksppozimit në të. Shumë prej tyre, që I ndeshëm në rrugë për shkak të punëve të përditshme në të nxehtë, u ankuan se Shkupit i mungojnë shumë ambiente freskuese, madhe edhe ajri i kondicionuar në transportin publik.

“Për t’u freskuar mungojnë shatërvanet në më shumë vende. Këto më rrallë mund ti gjesh. Kjo është ajo”, u shpreh një qytetare.

“Mungojnë pishinat e hapura, vende argëtimi, kafe-bare të klimatizuara dhe shumë gjëra të tjera. Papastërti, era e rëndë, transporti… janë problemet e vjetra që ndihen”, tha një qytetar.

“Duhet më shumë ajër të kondicionuar në autobusë, në transport. Më shumë ujë dhe lëngje”, deklaroi një qytetare.

Sinoptikanët thanë se tendenca e rritjes së temperaturave do të vazhdojë në ditët në vijim, duke bërë apel që qytetarët t’i shmangen ndryshimit të shpejt të temperaturave dhe ekspozimit në diell.

“Temperaturat edhe nesër do të arrijnë deri në 39 gradë duke përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Të mërkurën dhe të enjten do të kemi temperatura të larta për një gradë më shumë, posaçërisht për pjesën jugore të vendit, pra temperature deri në 40 gradë. Moti shumë I nxehtë do të vazhdojë edhe të premten kur temperature pritet të arrijë 41 gradë. Edhe në orët e hershme të mëngjesit temperatura nuk do të ulet, disa ditë radhazi do të kemi temperaturë minimale prej mbi 20 gradë”, deklaroi Boris Sekirarski, sinoptikan.

Ndërsa temperaturat do të rriten në ditët në vijim, zyrtarisht do të duhen të paktën 3 ditë me radhë që autoritetet të shpallin kalimin nga gjendja e verdhë në atë portokollli, kur duhet të zbatohen edhe rekomandime më të ashpra, si ai I ndërprerjes së punimeve për punëtorët që punojnë në fushë të hapur, ata në fushën e ndërtimit, apo edhe për lirimin nga puna të kategorive të rrezikuara. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?