Tensione përpara zyrave të SPAK-ut në Shqipëri, mbështetësit e Berishës përplasen me policinë
Botuar nga Driton Zenku
11 Shtator, 2024 19:49
Në Shqipëri ka pasur momente tensioni në dyert e SPAK-ut. Mbështetësit e Sali Berishës, të cilët u mblodhën para godinës së Prokurorisë së Posaçme teksa kryetari i PD-së po shkonte për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tij, janë konfrontuar me efektivët e policisë.
Disa persona u shoqëruan nga policia. Të pranishëm në protestën e paralajmëruar ishin edhe deputetë dhe funksionarë të lartë të Partisë Demokratike. Pasi mbërriti në SPAK, Berisha deklaroi se arrestimi i tij ishte bërë me urdhër politik dhe se akuza nuk kishte asnjë fakt kundër tij. Më 21 tetor të vitit të kaluar, ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij u dhanë masa sigurie, pasi dyshoheshin për “korrupsion” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. /Alsat.mk
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.