Tensionet në Lindjen e Mesme janë në pikën e tyre më të lartë. Sipas The Wall Street Journal, Irani po lëviz raketahedhëse dhe po kryen stërvitje ushtarake për tu përgatitur për sulmin e paralajmëruar ndaj Izraelit, të cilin e bën fajtor për vrasjen e liderit të Hamasit dhe një komandanti të grupit militant Hezbollah në Liban.
Hamasi sakaq ka emëruar pasardhësin e Ismail Haniyeh.
Ai është Yahya Sinwar, kreu i fraksionit në Gaza dhe organizatori i sulmeve të 7 tetorit në Izrael dhe njeriu më i kërkuar prej tyre.
Zgjedhja, sipas një zyrtari të Hamasit, përfaqëson një “mesazh të fortë rezistence” dërguar Izraelit. Udhëheqësi i Hezbollahut, Nasrallah ka njoftuar gjithashtu se përgjigja e armatosur ndaj Izraelit do të jepet së bashku me Iranin dhe Jemenin.
Situatën po e mbajnë nën vëzhgim edhe amerikanët. Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin ka deklaruar se nuk do të tolerojnë sulme kundër trupave amerikane në Lindjen e Mesme.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
7 Gusht, 2024 20:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.