Ter Stegen po mendon t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë – Barça mund ta çregjistrojë përkohësisht

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2025 16:32

Ter Stegen po mendon t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë – Barça mund ta çregjistrojë përkohësisht

Sipas raportimeve nga Jijantes FC, portieri gjerman i Barcelona-s, Marc-André ter Stegen, po shqyrton mundësinë për t’iu nënshtruar një operacioni në shpinë, për të zgjidhur problemet e vazhdueshme që e kanë penguar të stërvitet me skuadrën.

Nëse vendos të operohet, ai mund të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj, gjë që do t’i lejonte klubit ta çregjistrojë përkohësisht nga lista e La Ligës. Kjo lëvizje do t’i jepte Barcelonës hapësirë në buxhetin e pagave, duke mundësuar regjistrimin e Joan Garcia-s dhe ndoshta edhe një tjetër përforcim në merkato.

Ter Stegen ka munguar në stërvitjet e para të parasezonit dhe nuk pritet të udhëtojë me ekipin në turneun aziatik. Ai ka pasur probleme të ngjashme edhe në fund të vitit 2023, kur iu nënshtrua një operacioni për hernie diskale.

Vendimi për operacion pritet të merret javën e ardhshme, pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe drejtuesit e klubit.

Flaka

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2025 16:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?