Tevez zgjedh Rooney para Messit e Ronaldos si bashkëlojtarin më të mirë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 12:45

Tevez zgjedh Rooney para Messit e Ronaldos si bashkëlojtarin më të mirë

Carlos Tevez ka luajtur përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, por kur pyetet për shokun më të mirë të skuadrës, ai zgjedh një emër tjetër: Wayne Rooney.

Ish-sulmuesi argjentinas, që shkëlqeu me Manchester Unitedin dhe kombëtaren e Argjentinës, i ka vlerësuar shumë bashkëlojtarët e tij, por thekson se Rooney ishte më i kompletuari dhe se ndanin një lidhje të veçantë si lojtarë me prejardhje modeste.

“E doja mënyrën si luante Rooney, ishte i plotë dhe kishim shumë ngjashmëri në karakter”, tha Tevez.

Ai përmendi gjithashtu Martin Palermon si një tjetër partner të paharrueshëm te Boca Juniors, por në fund zgjodhi Rooney për shkak të lidhjes dhe mirëkuptimit të rrallë në fushë.

Ndërkohë, edhe Rooney e ka kthyer komplimentin:

“Me Tevez kisha lidhjen më të mirë në sulm. Plotësoheshim perfekt, luftonim për çdo top,” – u shpreh ai për SPORTbible.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 12:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media