Themelohet nëndega e Lëvizjes Besa në Kalendaricë të Kërçovës

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Dhjetor, 2024 00:38

Themelohet nëndega e Lëvizjes Besa në Kalendaricë të Kërçovës

Themelohet nëndega e Lëvizjes Besa në Kalendaricë të Kërçovës. Themelimi i nëndegës së Lëvizjes BESA në Kërçovë shënon një hap të rëndësishëm për përfaqësimin dhe organizimin politik të shqiptarëve në këtë rajon, thonë nga kjo parti.

Kjo nismë e Lëvizjes BESA, synon të forcojë lidhjet mes partisë dhe komunitetit lokal, duke u ofruar qytetarëve një platformë më të qartë për të adresuar çështjet që i shqetësojnë.

Lëvizja BESA është e njohur për përpjekjet e saj për të promovuar të drejtat e shqiptarëve dhe të gjithë etniteteve, të cilat përkapin platformën e Lëvizjes BESA.

Themelimi i nëndegës është pjesë e strategjisë, për të zgjeruar rrjetin dhe për të siguruar që zëri i çdo qytetari të dëgjohet në të gjitha nivelet e vendosjes.

Në këtë proces, BESA synon të krijojë një organizim lokal të fortë, i cili do të ndihmojë në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave të ndryshme me të cilat përballet komuniteti shqiptar në këtë zonë.

Në këtë kuvend u zgjodh si kryetarë Arian Latifi, i cili propozoi kryesinë e Nëndegës në përbërje 17 anëtarë, ku u zgjodhën edhe dy Këshilla inicuese.., I Forumit të GRUAS dhe Forumit Rinorë.

Mbështetja lokale është thelbësore për suksesin e kësaj nisme. Për këtë arsye, Lëvizja BESA ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve, grave dhe të gjithë grupeve të tjera sociale në strukturë.

237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Dhjetor, 2024 00:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?