TIFF, eventi i rëndësishëm kinematografik gjatë shtatorit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 21:23

TIFF, eventi i rëndësishëm kinematografik gjatë shtatorit

Çdo shtator kryeqyteti bëhet gati për njërin prej eventeve më të rëndësishme kinematografike në vend, Tirana International Film Festival, i cili do të zhvillohet në datat 22-28 shtator.

Pas një pune të gjatë që prej tetorit 2023, duke përzgjedhur mes 3700 aplikimeve nga 110 vende të botës, lista zyrtare përmban 211 filma, nga të cilët 25 të metrazhit të gjatë dhe 186 filma të shkurtër.

Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prodhuar në vitin 2023-24 dhe do të jenë premiera kombëtare, duke përfshirë shumë premiera botërore, ndërkombëtare, europiane dhe rajonale.

Filmat do të shfaqen në Kinema Millennium, Qendra e Artit AGIMI dhe Liceu Artistik. Këtë vit, seksioni i filmave RetrospectTIFF, i kushton një homazh të veçantë Marcello Mastroianni-t, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Një ikonë e kinemasë, Mastroianni la një trashëgimi të jashtëzakonshme duke sjellë personazhe të paharrueshme që ende inspirojnë breza të tërë.

Programi i veçantë do të përmbajë 4 filma të përzgjedhur nga karriera e tij. Ky program është mundësuar me kontributin e Istitutit Italian të Kulturës.

Një tjetër risi do të jetë pjesë e Panorama Competition, ku do të prezantohet një seksion të ri të quajtur TEENs, i cili do të sjellë 9 filma narrativë të krijuar për adoleshentët. Këta filma të veçantë do të shfaqen në Qendrën e Artit Agimi dhe janë prodhuar posaçërisht për këtë moshë delikate duke pasqyruar interesat e tyre. 

348
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 21:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
348
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?