Trabzonspor kërkon të blejë përfundimisht Ernest Muçin – sulmuesi shqiptar prioritet i merkatos
E ardhmja e sulmuesit shqiptar Ernest Muçi në Turqi duket gjithnjë e më e lidhur me qëndrimin e tij te Trabzonspor, pasi drejtuesit e klubit kanë shprehur interes serioz për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.
Presidenti i klubit, Ertuğrul Doğan, ka deklaruar se trajneri Fatih Tekke e konsideron Muçin një pjesë shumë të rëndësishme të projektit dhe ka kërkuar që klubi të bëjë maksimumin për ta mbajtur në skuadër.
Sipas raportimeve nga Turqia, Trabzonspor po synon të ruajë bazën aktuale të ekipit dhe Muçi është një nga prioritetet kryesore të merkatos verore.
Sulmuesi shqiptar po kalon një sezon të mirë, duke regjistruar 13 gola dhe 8 asistime në 32 ndeshje, duke u bërë një nga lojtarët më produktivë të skuadrës. Pavarësisht një dëmtimi në muajin prill, ai mbetet një element kyç në repartin ofensiv.
Nga ana financiare, Trabzonspor ka përgatitur një ofertë rreth 5 milionë euro, ndërsa Beşiktaş kërkon rreth 8.5 milionë euro, duke mbajtur qëndrim të fortë për çmimin.
Data 10 maj shihet si vendimtare, pasi deri atëherë klubi turk duhet të aktivizojë opsionin e blerjes ose të vendosë për të ardhmen e lojtarit.
Flaka

















