Trajtim natyral për osteoartritin – si ndihmon xhenxhefili
Osteoartriti është një sëmundje degjenerative që prek kyçet, duke shkaktuar dhimbje, enjtje dhe vështirësi në lëvizje. Megjithëse nuk ka një kurë përfundimtare, trajtimet natyrale si kompresat me xhenxhefil mund të ofrojnë qetësim të përkohshëm dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientëve.
Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore dhe analgjezike, të cilat ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve muskulare dhe të kyçeve. Konsumi i tij i rregullt ose aplikimi lokal përmes kompresave mund të qetësojë muskujt e lënduar dhe të lehtësojë lëvizjen.
Si përgatitet kompresa me xhenxhefil?
Për të përgatitur kompresën, ju nevojiten:
- Disa copa të xhenxhefilit
- 4 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle me kripë
- Garza, letër plastike, fasho dhe ngjitëse
Përgatitja:
- Shtypni xhenxhefilin dhe hudhrën me shtypëse, duke shtuar kripë herë pas here.
- Kur masa të jetë shkërmoqur, vendoseni në një garzë të palosur si zarf.
- Aplikojeni në zonën e dhimbjes dhe mbështilleni me letër plastike.
- Vendosni sipër saj fashën dhe ngjitësen për ta siguruar.
- Mbajeni për rreth 6 orë, por mos e aplikoni mbi plagë të hapur.
Alternativa të tjera natyrale
- Hudhra: Zbut inflamacionin në kyçet e enjtura, si në aplikim lokal ashtu edhe në konsum oral.
- Kripa: Përdoret në kompresa për të qetësuar enjtjet dhe për të parandaluar infeksionet e lëkurës, veçanërisht te pacientët me sëmundje kronike
Flaka
















