Deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, në “Kanal 5” tha se në fillim të mandatit të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së shihet se ka pasur ndryshim të qëndrimeve, se një gjë kanë folur në opozitë dhe një gjë tjetër tani që janë në pushtet.
Trençevska tha se përveç kthimit të gardhit para Qeverisë dhe pranimit të emrit Maqedonia e Veriut, nuk ka asgjë tjetër deri tani.
“Ata thanë se do ta anulojnë Marrëveshjen e Prespës, thanë se do të kthehet emri Republika e Maqedonisë. Tani, nga Maqedonia krenare, d.m.th. “kurrë e Veriut, gjithmonë Maqedoni”, sot kemi një emër të çimentuar, Republika e Maqedonisë së Veriut”.
“Këto muaj që nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së, nga kthimi i gardhit dhe betonizimi i emrit Maqedonia e Veriut, nuk kemi asgjë tjetër, investime të vjetra, riorganizim katastrofik, tha deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska./Telegrafi/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
10 Korrik, 2024 21:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.