Trençevska: VMRO-DPMNE tjetër gjë premtonte, tjetër po bën tani
VMRO-DPMNE fillimisht premtoi rritje lineare të pensioneve prej 5.000 denarë, ndërsa tani dëgjojmë një tjetër, dy herë nga 2.500 denarë, brenda pak muajsh, që është krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte premtuar, theksoi deputetja e LSDM-së Jovana Trençevska në televizioni Telma, përcjell FLAKA.
Trençevska theksoi se ende nuk dihet zgjidhja ligjore, çfarë do të ndodhë me rritjen e pensioneve, nëse do të mbetet metodologjia për harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës dhe pagën mesatare, e cila ka sjellë rritje të pensioneve për mbi 30% në 2 vjet dhe ngritja e pensionit minimal nga 9.000 në gati 14.000 denarë.
VMRO-DPMNE një gjë premtoi gjatë fushatës, një gjë po bën tani, theksoi Trençevska, duke shtuar se edhe përkundër njoftimeve në programin e tyre, balancuesi nuk po shfuqizohet.
“Muajin e kaluar ishim dëshmitarë të qëndrimeve jokonsistente të VMRO DPMNE-së. Nga asnjëherë “Veriore” u betuan në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga mospasja e zëvendëskryeministrit të parë e deri te zëvendëskryeministër i parë, ndaj të shohim se po tërhiqen në pikëpamjet e tyre”, theksoi Trençevska. FLAKA
















