Tri arsye pse kafeja mund t’ju bëjë të ndieni të përziera

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:57

Tri arsye pse kafeja mund t’ju bëjë të ndieni të përziera

Ajo që i jep kafesë shijen e saj tipike, pra acidet, mund të shkaktojnë shqetësime edhe pas konsumit të një filxhani.

Keni refluks acidi

Stomaku është një mjedis acid dhe për shkak se kafeja përmban acide, kjo rrit aciditetin duke shkaktuar shqetësime. Këto acide mund të përshpejtojnë tretjen e ushqimit, kjo është arsyeja pse disa njerëz ndjejnë nevojën urgjente për të përdorur tualetin pasi pinë kafe.

Sipas ekspertëve acidi në kafe mund të shkaktojë edhe simptoma gastrointestinale si urth, refluks acidi dhe fryrje. Për ata që kanë refluks acidi, pirja e kafesë mund të shkaktojë të përziera. Dhe ata që përjetojnë refluks kronik të acidit mund të jenë më të prirë për të ndier përziera pas kafesë.

Pini kafe me stomak bosh

Shumë njerëz sapo zgjohen i drejtohen menjëherë filxhanit të kafesë. Kafeja duke qenë acide, kur konsumohet me stomakun bosh mund të irritojë mukozën e stomakut dhe të mund të shkaktojë të përziera.

Gjithashtu kafeina stimulon sekretimin e acidit gastrik, një lëng tretës që ndihmon në shpërbërjen e ushqimit. Kjo gjë shkakton shqetësime në stomak kur prodhohet në sasi të tepërt dhe t’ju shkaktojë të përziera.

Si të parandalohen të përzierat nga kafeja?

Nëse përjetoni rregullisht të përziera nga kafeja, mund të konsideroni të reduktoni sasinë që konsumoni. Dhe nëse keni ndërmend të reduktoni konsumimin e kafesë, bëjeni këtë gjë me ngadalë. Këtu janë disa rekomandime nga dietologët se si mund të filloni.

Kalo te kafeja me aciditet të ulët

Opsionet e kafesë me acid të ulët përfshijnë kafe pa kafeinë, ekspres, kafeja e ftohtë, të cilat janë më të buta me stomakun.

Shtoni qumësht

Shtimi i qumështit në kafe mund të ulë aciditetin dhe ta bëjë atë më të tolerueshme për stomakun tuaj.

Pini kafe pas vaktit

Për të reduktuar të përzierat pas pirjes së kafesë, provoni të konsumoni ushqim para se të pini kafe. Hani ushqime të pasura me kalcium sepse ai ndihmon në neutralizimin e acidit të stomakut dhe të kafesë. Gjithashtu kujdesuni të konsumoni ujë në sasi të mjaftueshme.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?