Triumfi i vëllezërve Bakaj, Amarildo në lot: Kisha kohë që e ëndërroja, Zoti ishte i madh sot!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 20:45

Triumfi i vëllezërve Bakaj, Amarildo në lot: Kisha kohë që e ëndërroja, Zoti ishte i madh sot!

Mbrëmje e madhe boksi në Lezhë, aty ku bijtë e qytetit historik, vëllezërit Bakaj, dhuruan emocione të forta duke triumfuar të dy në duelet për titullar.

I pari u ngjit në ring Roberto Bakaj, që arriti suksesin e 12-të radhazi, pasi mposhti me “knockout” kolumbianin Edwin Riascos dhe fitoi titullin Kontinental IBO.

Luftëtari shqiptar e shkatërroi që në raundet e para rivalin, duke e hedhur tri herë në tapet.

Mbrëmja epike e boksit në Lezhë kulmoi me suksesin e Amarildo Bakajt, i cili mposhti me “knockout” për titullin botëror WBO ganezin Jon Mbanugu.

Sapo nisi raundi i katërt, Amarildo e gjynjëzoi ganezin, me gjyqtarin që sinjalizoi për përfundimin e luftës. Dy vellezër, dy tituj, djemtë e Lezhës bënë krenarë të gjithë shqiptarët.

Nuk mundi t’i përmbante lotët e gëzimit Amarildo Bakaj, i cili thekoi se kishte dy vite që e priste këtë moment.

“Kam kohë që e ëndërroj…, ishte goxha e vështirë, por sic e patë edhe ju, vazhdoja përpara që ta kisha ndeshjen në kontroll. Ai ishte shumë i gjatë, mbante duart lart dhe shansi im i vetëm ishte që të bëja përpara, të bëhesha më i vogël, që ai ta kishte të vështirë për të më kontrolluar. Isha shumë i stërvitur, në formë shumë të mirë, por ndeshjes nuk i duhet kurrë një grusht ndryshon ndeshjen nga të dyja palët. Jam i emocionuar, sepse kam dy vitë që nuk më ka prirë shumë në boks dhe kam pas raste kur kam menduar se kaq ishte me karrierën time, por Zoti ishte madh dhe sot… (nuk i përmban lotët).”

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?