Trump: Kamala Harris është edhe më e keqe se Bideni

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 21:59

Trump: Kamala Harris është edhe më e keqe se Bideni

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, të cilën ai e përshkroi si “majtiste më radikale”, është “kandidate më e keqe” se presidenti amerikan, Joe Biden, në garën presidenciale, transmeton Anadolu.

Në intervistën e tij për televizionin “Fox News”, Trump bëri vlerësime për zëvendëspresidenten Harris, e cila pritet të bëhet kandidate zyrtare e demokratëve pasi presidenti Biden të tërhiqet nga gara.

Duke thënë se Harris është “kandidate më e keqe” se Bideni, Trump tha: “Unë mendoj se ajo (Harris) është majtiste më radikale”.

Trump argumentoi se Harris “fol shumë, por bosh”.

Duke kritikuar buzëqeshjen e Harrisit, e cila doli në pah me të qeshurën e saj në rrjetet sociale, Trump tha: “Kjo e qeshur është e qeshura e një njeriu të çmendur. Por, vura re se ajo nuk po qeshte më ashtu. Dikush e bindi të mos qesh”.

Presidenti Biden njoftoi në deklaratën në llogarinë e tij në X më 21 korrik se po tërhiqej nga gara presidenciale dhe në vend të kësaj do të rekomandonte zëvendëspresidenten Harris.

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 21:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?