Trupi yt po kërkon më shumë proteina – ja si ta kuptosh
Proteina është kthyer në një nga temat më të diskutuara në botën e të ushqyerit – dhe me të drejtë. Ajo është thelbësore për ndërtimin e muskujve, rigjenerimin e indeve, funksionimin e metabolizmit, si dhe për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
Sipas dietologëve, shumica e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm proteina gjatë ditës, duke e përqendruar konsumin kryesisht në darkë. Por trupi nuk e ruan proteinën për më vonë – ai e përdor menjëherë, ndaj është e rëndësishme ta shpërndajmë në mënyrë të barabartë në çdo vakt.
5 Shenja që tregojnë mungesë proteine në trup:
- Urie e vazhdueshme pas ngrënies Proteina ndihmon në ndjenjën e ngopjes dhe stabilizon sheqerin në gjak. Pa të, uria rikthehet shpejt.
- Plagë që shërohen ngadalë Proteina stimulon prodhimin e kolagjenit dhe qelizave të reja – pa të, rigjenerimi është i ngadalshëm.
- Muskuj që nuk rriten pavarësisht stërvitjes Pa proteinë, trupi nuk ka “material ndërtimi” për muskuj të rinj.
- Rënie e flokëve Folikulat e flokëve kanë nevojë për proteina për të kaluar nga faza e qetësisë në fazën e rritjes.
- Thonj të brishtë dhe të zbehtë Keratina, proteina bazë e thonjve, mungon kur dieta është e varfër në proteina.
Si ta rrisni marrjen e proteinave? Filloni ditën me vezë, tofu, kos grek, salmon të tymosur ose një koktej proteinash. Shtoni gjizë në mëngjesin tuaj dhe mos e anashkaloni proteinën në drekë.
Flaka
















