Ushqimet më të pasura me kalium që duhet t’i shtoni në dietën tuaj
Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishme për organizmin, pasi ndihmon në rregullimin e lëngjeve dhe elektroliteve në trup, mban nën kontroll tensionin e gjakut dhe mbron enët e gjakut nga dëmtimi oksidativ. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe probleme me presionin e gjakut.
Sipas rekomandimeve ushqimore, një i rritur duhet të konsumojë rreth 4.700 miligramë kalium në ditë. Megjithatë, edhe teprica mund të jetë e dëmshme, ndaj konsumimi duhet të jetë i balancuar.
Patatja e ëmbël
Një nga burimet më të mira të kaliumit. Një patate e ëmbël përmban rreth 700 mg kalium dhe vetëm 131 kalori. Është gjithashtu e pasur me fibër dhe beta-karoten.
Salca e domateve
1/4 filxhan salcë domatesh përmban rreth 660 mg kalium, më shumë se domatet e freskëta apo lëngu i tyre.
Gjethet e panxharit
Vetëm 1/2 filxhan përmban rreth 650 mg kalium, duke i bërë një zgjedhje shumë të shëndetshme.
Fasulet e bardha
1/2 filxhan përmban rreth 600 mg kalium, duke qenë ndër burimet më të mira nga bishtajoret.
Kosi
226 gramë kos përmban rreth 579 mg kalium. Preferohet kos i thjeshtë, pa sheqer të shtuar.
Kumbullat e thata
3/4 filxhan lëng kumbullash përmban rreth 530 mg kalium dhe ndihmon edhe në forcimin e kockave.
Lëngu i karotës
3/4 filxhan lëng i freskët përmban rreth 500 mg kalium, si dhe është i mirë për shëndetin e syve.
Peshku
Një porcion peshku përmban rreth 500 mg kalium. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i produkteve të detit lidhet me uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.
Kungulli
1/2 filxhan kungull përmban rreth 448 mg kalium dhe pak kalori.
Bananet
Një banane mesatare përmban rreth 400 mg kalium, duke qenë një nga frutat më të njohura për këtë mineral.
Qumështi
Një filxhan qumësht përmban rreth 382 mg kalium.
Lëngu i portokallit
3/4 filxhan lëng i freskët portokalli përmban rreth 355 mg kalium, si dhe është i pasur me vitamina të grupit B dhe acid folik.
Flaka
















