Ushqimet që duhet të piqen mirë për të shmangur rreziqet shëndetësore
Ndjekja e një diete të shëndetshme nuk do të thotë vetëm eleminimi i ushqimeve të yndyrshme, por edhe gatimi i tyre në mënyrën e duhur për të shmangur probleme të pakëndshme shëndetësore. Organizmi ka vështirësi në tretjen e disa ushqimeve të gjalla që përmbajnë substanca të dëmshme.
Ja disa ushqime që duhet të piqen mirë para konsumimit:
- Patatet – Përmbajnë solaninë, një toksinë që mund të shkaktojë të vjella, diarre, djegie fyti, marrje mendsh, humbje ekuilibri dhe, në raste më të rënda, paralizë. Është e këshillueshme të ziehen, skuqen ose piqen në furrë.
- Vezët – Mund të përmbajnë salmonelë. Megjithëse rreziku është i ulët (1 vezë në 30,000), është më mirë të gatuhet mirë për siguri.
- Fasulet e kuqe – Përmbajnë lektinë, një toksinë që shkakton të përziera, dhimbje stomaku dhe të vjella. Lërini në ujë 4-5 orë para gatimit dhe piqini mirë.
- Pula – Mishi i gjallë i pulës ka shumë baktere. Duhet larë mirë dhe piqur mbi 170°C për të shmangur infeksionet.
Gatimi i duhur i këtyre ushqimeve nuk siguron vetëm shije më të mirë, por edhe mbrojtje të rëndësishme për shëndetin.
Flaka
















