Vajza që u raportua si e dashura e re e Ledrit, dikur i komentonte Sarës
Botuar nga Driton Zenku
11 Shtator, 2024 20:24
Ledri Vula prej disa ditësh po përflitet se ka nisur një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha. Në rrjet u bë publike një foto ku shihej reperi duke shijuar pushimet me një vajzë, e njohur si Rina Zaiti.
Por, rrjeti po ‘zien’, pasi një muaj më parë, Rina komentonte në postimet e Sara Hoxhës, ish-partneres së Ledrit, duke treguar për një marrëdhënie të afërt mes dy vajzave.“Dy mama të bukura” shkruan Rina në një postim të Sara Hoxhës, koment i cili ka marrë vëmendjen e publikut pasi lidhja e saj u bë publike me Ledrin. Një tjetër element intrigues është lidhja mes Rinës dhe Dafina Zeqirit, një mikeshë e saj e ngushtë dhe ish-partnere e Ledrit.Kujtojmë se edhe Dafina ishte përfshirë në një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën, të cilët në atë kohë ishin ende bashkë. Pavarësisht lidhjes së shumë komentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, Sara Hoxha dhe Dafina kanë patur raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Vajzat janë parë shpesh në shoqëri të njëra-tjetrës, por pas zënkës së tyre miqësia mori fund…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.