Valverde sqaron incidentin në stërvitje: “Ishte keqkuptim, më vjen keq”
Federico Valverde ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve për një incident gjatë stërvitjes te Real Madrid, duke sqaruar se situata ishte rezultat i emocioneve dhe lodhjes së sezonit.
Në deklaratën e tij, mesfushori uruguaian pranoi se tensioni në dhomat e zhveshjes dhe presioni i garave kanë ndikuar në një debat me një bashkëlojtar, por theksoi se nuk ka pasur asnjë përplasje fizike mes tyre.
Valverde shpjegoi gjithashtu se gjatë një momenti frustrimi, ai ka goditur aksidentalisht një tavolinë, duke pësuar një prerje të lehtë në ballë, e cila kërkoi vizitë mjekësore rutinë.
“Jam i trishtuar dhe më vjen keq për situatën. Ishte një keqkuptim dhe gjithçka u ekzagjerua,” u shpreh ai, duke shtuar se në një dhomë zhveshjeje gjëra të tilla mund të ndodhin dhe zakonisht zgjidhen brenda ekipit.
Valverde theksoi gjithashtu se e gjithë situata është amplifikuar nga spekulimet mediatike, sidomos në një sezon të vështirë për klubin madrilen.
Ai përfundoi deklaratën duke shprehur dashurinë për Real Madridin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me klubin në çdo vendim të nevojshëm.
Flaka












