Ndërkohë drejtor i Qendrës për Menaxhim me krizat ka njoftuar për vatra të reja të zjarrit në Ajvatoc dhe Bunarxhik në rajonin e Shkupit. Atje ndodhet njësiti zjarrfikës i Shkupit. Ndërkohë sipas Stojançe Angellovit në territorin e shtetit ka gjithsej 23 zjarre në të hapur.
Angellov tha se gjatë ditës zjarr është regjistruar edhe në afërsi të Zajazit në Kërçovë dhe në fshatin Kosovrast në afërsi të Dibrës. Ndërkohë nga vatrat aktive sipas Angellovit më shumë kokëçarje për zjarrfikësit përbën zjarri në territorin e komunës së Makedonski Brodit. Në përballjen me flakët në këtë rajon janë angazhuar të gjitha mekanizmat, ndërsa i pranishëm është edhe ekipi nga Hungaria.
“Në vendin e ngjarjes kemi 40 persona nga njësiti zjarrfikës nga Hungaria, të cilët kanë pajisje të posaçme, ndërsa detyra e tyre parësore është mbrojtja e lagjes së shtëpive të pushimit në bregun e liqenit Kozjak, për të cilin jam mëse i sigurt nuk do të rrezikohet nga zjarri pasi kemi përqendrim më të madh të forcave në këtë vend”, deklaroi Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
7 Gusht, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.