Vedat Muriqi pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, pasi mediat turke raportojnë se sulmuesi është shumë afër rikthimit te Fenerbahçe.
Sipas gazetarit Sezgin Gelmez të HT Spor, është arritur një marrëveshje paraprake mes Muriqit dhe përfaqësuesve të klubit, ndërsa hapi i fundit mbetet vetëm zyrtarizimi i kontratës pas qartësimit të situatës në klub.
Raportimet nga Turqia theksojnë se merkatoja është tema kryesore në Fenerbahçe, sidomos në kuadër të garës presidenciale mes kandidatëve Aziz Yıldırım dhe Hakan Safi.
Thuhet se një nga kandidatët, Aziz Yıldırım, ka arritur tashmë marrëveshje me Muriqin dhe në rast fitoreje pritet ta finalizojë transferimin menjëherë. Ndërkohë, edhe pala tjetër mbetet e interesuar për sulmuesin dhe mund të ndjekë të njëjtën strategji.
E ardhmja e sulmuesit të Mallorcas mbetet e hapur, por rikthimi në Stamboll duket gjithnjë e më pranë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Maj, 2026 11:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.