Venezuela: Hakerët maqedonas u përpoqën të manipulonin rezultatet e zgjedhjeve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 19:30

Venezuela: Hakerët maqedonas u përpoqën të manipulonin rezultatet e zgjedhjeve

Prokuroria e Venezuelës pretendon se një sulm kibernetik i kryer nga Maqedonia e Veriut ka ndikuar në transmetimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale. Sipas kryeprokurorit të Venezuelës, Tarek Ëilliam Saab, u bë një përpjekje për të manipuluar rezultatet, por dështoi.

“Qëllimi ishte të përziheshin raportet reale. Ne gjetëm dhe identifikuam udhëheqësin kryesor – Lester Toledo,” tha Saab.

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Ëilliam Saab, ka shpallur hetim penal kundër lideres së opozitës Maria Corina Machado, duke e akuzuar atë për koordinimin e një sulmi kompjuterik ndaj Këshillit Kombëtar Zgjedhor nga Maqedonia e Veriut gjatë zgjedhjeve presidenciale në vend.

“Rezultatet e zonave individuale do të publikohen së shpejti në faqen e Komisionit Zgjedhor”, tha Prokuroria.

Pas votimit të dielën, Komisioni Zgjedhor shpalli fitoren e presidentit autoritar Nicolas Maduro me 51.2% të votave. Kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez, sipas Komisionit Zgjedhor, ka marrë 44.2% të votave.

Opozita në Venezuelë nuk i njeh rezultatet dhe akuzon qeverinë për mashtrim zgjedhor. Dyshime në rezultatet zyrtare u shprehën edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh të Amerikës Latine. Sipas sondazheve të opinionit publik, para zgjedhjeve parashikohej një fitore e qartë e opozitës.

Në Venezuelë ka pas Protesta të dhunshme. Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve që po e kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën. Mijëra njerëz qëndruan në kryeqytetin Caracas të hënën mbrëma, e më pas u nisën drejt objektit presidencial, pasi presidenti Nicolas Maduro deklaroi se i ka fituar bindshëm zgjedhjet, ka raportuar BBC.

Një prani e madhe e ushtararëve dhe policëve ishte në rrugët e Caracasit me qëllim që t’i shpërndanin protestuesit, teksa ata thërrisnin “Liri, Liri!”

Opozita e ka kundërshtuar shpalljen e fitores së Maduros, duke e cilësuar atë si fitore të rreme, derisa ka deklaruar se fitues i zgjedhjeve është kandidati Edmundo Gonzalez, me 73.2 për qind të votave.

Maqedonia e Veriut ishte e njohur për një temë të ngjashme në mediat botërore disa vite më parë, kur një grup nga Velesi u akuzua se ndihmoi në zgjedhjen e Trump në Shtetet e Bashkuara. /SHENJA/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?