“Veprat e shkrimtarit janë mbikëqyrur që nga 1958”, studiuesi Shaban Sinani flet për dosjen “Kadare”: Nga dokumentet kam parë që…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 20:31

“Veprat e shkrimtarit janë mbikëqyrur që nga 1958”, studiuesi Shaban Sinani flet për dosjen “Kadare”: Nga dokumentet kam parë që…

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Top Channel ka sjellë edhe njëherë për publikun dokumentarin e realizuar për jetën e tij në 75 vjetorin e lindjes.

Pjesë e dokumentarit janë edhe të pathënat se si përndiqej kolosi i letrave shqipe nga regjimi komunist.

Dosja “Kadare” e përgatitur nga studiuesi Shaban Sinani është vetëm një pjesë e të thënave dhe të pathënave për ato që shkrimtari përjetoi në ato vite.

“Regjimi totalitar ishte një regjim që kishte frikë prej ndikimit. Letërsia ishte e parrezikshme sa kohë që nuk kishte ndikim. Në çastin kur ajo krijonte vatrën e vet të ndikimit, ajo bëhej e rrezikshme. Letërsia e Ismail Kadaresë që në 1958 dëshmohet që mbikëqyret për këtë arsye. Mundësia për të krijuar një influencë jashtë asaj që e krijonte ideologjia sunduese. Ishte një frikë e tmerrshme. Për këtë arsye vigjilenca ishte e shumëfishtë ndaj tij dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë vepër që të mos jetë mbikëqyrur”, thotë studiuesi Shaban Sinani.

“Gjithë kjo punë që paraqitet në këtë dosje është dëshmia e atij procesi të vështirë krijimtarie me një mbikëqyrje totale nga lart dhe nga poshtë nga zyrat, funksionarët, por edhe nga lexuesit për të mos lënë letërsinë që të bëhej faktor ndikimi”.

I pyetur nëse dhe vetë Kadare ka pasur të njëjtën sjellje ndaj kolegëve në Lidhjen e Shkrimtarëve, Sinani shprehet “E kam pasur për detyrë etike dhe shkencore që duke përgatitur këtë dosje të çliroja veten nga një shqetësim i madh: nëse Ismail Kadare e kishte bërë të njëjtën gjë me të tjerët. Nuk më ka rezultuar në asnjë rast që Ismail Kadare të ketë recensionuar, qortuar, apo rekomanduar për të ndaluar një vepër të dikujt tjetër”.

Top Channel

252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?