Vera e kuqe dhe çokollata e zezë lidhen me rrezik më të ulët të diabetit, zbulon studimi
Një studim i kryer te më shumë se 64 mijë gra ka analizuar lidhjen mes konsumimit të ushqimeve të pasura me antioksidantë dhe rrezikut për zhvillimin e diabetit.
Sipas gjetjeve, gratë që konsumonin sasi më të larta të antioksidantëve përmes ushqimeve dhe pijeve si frutat e pyllit, çaji dhe çokollata e zezë, kishin rreth 27 për qind më pak rrezik për të zhvilluar diabet krahasuar me ato që konsumonin sasi më të ulëta.
Në mesin e burimeve të antioksidantëve të analizuara në studim ishte edhe vera e kuqe, e cila përbënte rreth 15 për qind të marrjes së këtyre përbërësve te pjesëmarrëset.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se këto rezultate nuk duhet të interpretohen si rekomandim për konsumimin e alkoolit. Vera e kuqe përmban antioksidantë, por konsumimi i alkoolit lidhet gjithashtu me rreziqe të ndryshme për shëndetin.
Ndërkohë, ushqime si frutat, boronicat, perimet, çaji dhe çokollata e zezë mund të jenë pjesë e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar.
Studiuesit theksojnë se lidhja mes ushqyerjes dhe diabetit është komplekse dhe se faktorë të tjerë, si aktiviteti fizik, pesha trupore dhe mënyra e përgjithshme e jetesës, luajnë gjithashtu rol të rëndësishëm.
Flaka










