Vinícius Júnior ka qetësuar tifozët e Real Madrid lidhur me të ardhmen e tij, duke deklaruar se dëshira e tij është të qëndrojë përgjithmonë në klubin madrilen.
Në një intervistë për Caze TV, sulmuesi brazilian shprehu dashurinë e madhe për Real Madridin dhe theksoi se nuk e imagjinon veten duke luajtur diku tjetër.
“Dua të qëndroj te Real Madridi për gjithë jetën time. Ky është klubi i ëndrrave të mia. Nuk e kam imagjinuar kurrë veten jashtë Real Madridit”, u shpreh Vinicius.
Ylli brazilian foli edhe për situatën e kontratës së tij, duke bërë të ditur se nuk ka nxitim për rinovimin, pasi kontrata aktuale skadon në vitin 2027.
“Nuk jam me nxitim për të rinovuar. Kemi shumë gjëra për të diskutuar me klubin. Të gjithë janë të qetë. Presidenti më beson mua dhe unë i besoj atij”, deklaroi ai.
Vinicius gjithashtu theksoi krenarinë që tashmë është një nga kapitenët e skuadrës, duke treguar rëndësinë që ka fituar brenda ekipit madrilen.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Maj, 2026 10:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.