Visar Ademi,  prezantimi i programit zgjedhor

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 22:02

Visar Ademi,  prezantimi i programit zgjedhor

Sot, kandidati i pavarur për Kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Visar Ademi, në hapësirat e I-Can Gostivar, para qytetarëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të mediave, prezantoi Programin Zgjedhor 2025–2029 – një dokument vizionar që synon të vendosë themelet e reja për zhvillimin dhe modernizimin e qytetit.

Në fillim të fjalimit, Ademi theksoi tre prioritetet kryesore:

  • Pastrim nga korrupsioni – largimi i drejtorëve partiakë dhe vendosja e profesionistëve. Punonjësit e komunës dhe ndërmarrjeve publike do t’i nënshtrohen një prove 3-mujore, ndërsa punësimet e reja do të jenë transparente dhe me meritë.
  • Pastrim nga mbeturinat – pastrimi i qytetit dhe fshatrave brenda 7 ditësh, eliminimi i deponive ilegale brenda 7 javësh dhe investime në mjete, infrastrukturë dhe video-survejim për menaxhimin e mbeturinave.
  • Pastrim nga qentë endacakë – instalim i koshave të sigurt dhe pajisjeve me ultratinguj, grumbullim e sterilizim i qenve endacakë, ndërsa qentë agresivë do të asgjësohen për sigurinë e qytetarëve.

„Ky program nuk është një fletushkë me premtime boshe, por një plan konkret pune. Çdo projekt që kam propozuar është i realizueshëm dhe i matshëm. Ky është kontrata ime e hapur me qytetarët e Gostivarit,“ tha Ademi.

Shtyllat kryesore të programit janë:

  • Transparencë dhe qeverisje e mirë – raportim publik i rregullt mbi buxhetin, shpenzimet dhe projektet komunale.
  • Zhvillim ekonomik dhe punësim – mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme dhe nxitje të investimeve të reja.
  • Infrastrukturë moderne dhe mjedis i pastër – investime në rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave.
  • Arsim dhe kulturë – përmirësim i kushteve në shkolla, mbështetje për nxënësit dhe studentët, si dhe gjallërim i jetës kulturore.
  • Shëndetësi dhe mirëqenie sociale – kujdes për kategoritë e ndjeshme dhe përmirësim i infrastrukturës shëndetësore.

Duke folur për sfidat, Ademi nënvizoi:
„Gostivari nuk mund të ecë më me ritmet e vjetra. Duhet të pranojmë mënyra të reja të bërjes së politikës dhe të qeverisjes, ku qytetari është gjithmonë në qendër.“

Ai shtoi:
„E ardhmja e Gostivarit është rinia. Nëse nuk krijojmë mundësi për ta këtu, atëherë do ta humbim energjinë dhe kreativitetin që na duhet më së shumti. Programi im synon të krijojë kushte që të rinjtë të mos e shohin emigrimin si të vetmen alternativë.“

Ngjarja u shoqërua me një video-prezantim të projekt-idese për qendrën e qytetit, një nga prioritetet urbane kryesore të programit. „Dua që qytetarët jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të shohin se si do të duket e ardhmja jonë e përbashkët,“ tha ai.

Në fjalimin e tij, Ademi dha edhe disa mesazhe të forta politike:

  • “Gostivari meriton një qeverisje që nuk fshihet pas dyerve të mbyllura, por një lidership që komunikon çdo vendim hapur me qytetarët.”
  • “Programi im është një kontratë e hapur me ju – çdo premtim është i matshëm dhe i realizueshëm, sepse e ardhmja e qytetit tonë nuk mund të jetë më peng i interesave të ngushta.”
  • “Unë jam këtu për ta kthyer besimin e qytetarëve te komuna, sepse Gostivari nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, por për vepra të mëdha.”
  • “Qendra e qytetit do të bëhet simbol i bashkimit tonë – një hapësirë ku të gjitha gjeneratat do të ndihen pjesë e një qyteti modern, dinjitoz dhe evropian.”

Në fund, ai dërgoi mesazhin për unitet dhe shpresë:
„Gostivari meriton më shumë. Ne mundemi dhe duhet ta ndryshojmë realitetin tonë. Me besim, përkushtim dhe transparencë, unë besoj se së bashku do të ndërtojmë një Gostivar më të drejtë, më të pastër dhe më modern për të gjithë qytetarët.“

Ngjarja u ndoq nga një numër i madh qytetarësh dhe përfaqësuesish të mediave, të cilët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me kandidatin dhe të njihen me idetë konkrete për të ardhmen e Gostivarit.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 22:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?