Koalicioni “Vlen” vlerëson se Lojërat e fatit përbëjnë kancer për shoqërinë. Vlen akuzon se BDI dhe siç thekson satelitët e saj përmes obstruksioneve po përpiqen të mbrojnë krimin e tyre.
“Në një shoqëri të përparuar dhe të drejtë, mbrojtja e interesave publike dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë prioritet absolut. Megjithatë, në realitetin tonë, falë politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të BDI-së lojërat e fatit hynë në çdo shtëpi përmes internetit, duke thelluar edhe më shumë dëmet sociale dhe ekonomike nga objektet e kazinove që janë të pranishme në çdo cep. Me justifikimin nga Komisioni legjislativ dhe juridik të kërkesës sonë për interpretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, jemi një hap më afër vërtetimit të asaj që e kemi thënë çdo herë si koalicion VLEN, se nuk do të lejojmë që për interesa personale dhe afariste të disa individëve të prishet gjithë shoqëria. A jemi për zhdukjen e plotë të kësaj sëmundje? Absolutisht PO!. Megjithatë BDI dhe satelitët e saj duke krijuar stërkëmbeza në sistem, po e vonojnë përballjen e plotë me këtë sëmundje shoqërore”, deklaroi Fari Iseni, koalicioni “VLEN”. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
7 Gusht, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.