BDI, në vend që të kërkojë falje që banorët e Lubetenit i ka lënë pa ujë të pijshëm për plot 20 vite, sot del e bën zhurmë pse janë investuar dy milionë euro që këta banorë më në fund të kenë ujë nëpër çezmat e shtëpive të tyre.
Kjo është fytyra e një partie që ka humbur busullën politike dhe morale.
Për ta, çdo investim që nuk kalon përmes interesave të tyre është problem edhe kur bëhet për lubetenasit që kanë pritur me dekada për ujë.
Dhe për ironi të fatit, kjo është e njëjta parti që, me bekimin personal të Ali Ahmetit, i paguante çdo muaj 5 mijë euro Johan Tarçullovskit, njeriut të dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, ndërsa sot derdh lot krokodili, duke u shtirur si “mbrojtëse e interesave shqiptare”.
Derisa BDI shpik marrëzi çdo ditë për të mbuluar dështimet e veta, VLEN punon çdo ditë për t’u kthyer shqiptarëve dinjitetin dhe për të zgjidhur problemet që ata i lanë 20 vite pezull.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
13 Tetor, 2025 17:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.