VLEN: Me Akademinë Shqiptare nuk duam të dëmtojmë politikisht partnerët e koalicionit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:21

VLEN: Me Akademinë Shqiptare nuk duam të dëmtojmë politikisht partnerët e koalicionit

Pas reagime të shumta në opinion në lidhje me krijimin e një Akademie Shqiptare për Shkencë dhe Art, e propozuar nga koalicioni VLEN, sot është mbledhur Trupi Koordinues Politik i këtij koalicioni, ku siç njoftojnë ata me anë të një kumtesë dërguara mediave, iu është dhënë mbështetje politike dhe legjitimitet më i madh nismës së re.

Anëtari i trupit kordinues politik të koalicionit VLEN, Bashkim Murtezi, para takimit tha se themelimi i Akademisë Shqiptare nuk ka për qëllim të shkaktojë dëme politike partnerëve të koalicionit por që VLEN të mbajë premtimet e bëra para votuesve. Murtezi tha se krijimi i Akademisë është rezultat i situatave negative në vend ku siç thotë, në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët.

BASHKIM MURTEZI, VLEN

Ne kemi mirëkuptim për qëndrimin e partnerëve tanë, pasi çështja e krijimit të Akademisë Shqiptare është e ndjeshme për maqedonasit, por qëllimi ynë si VLEN nuk është t’u shkaktojmë dëm politik partnerëve tanë të koalicionit, por të zbatojmë ato që kemi premtuar para votuesve tanë. Ne nuk do t’i përshtatim përpjekjet tona programore për hir të komoditetit personal në Qeveri”.

Pas takimit, nga VLEN njfotojnë se anëtarët e trupit koordinues politik janë pajtuar se kjo nismë, përkundër reagimeve të ashpra qofshin ato shqiptare ose maqedonase, ka fisnikërinë e saj pasi bëhet fjalë për dije, kulturë dhe qytetari, e jo për të krijuar divergjenca brenda shoqërisë multietnike, e as për të fituar pikë politike. Ata gjithashtu sqarojnë se anëtarët u shprehën të bindur se kjo nismë do të ofrojë mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimtarisë shkencore.

VLEN

Koalicioni VLEN thekson se kjo nismë do të jetë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar në përparimin e dijes dhe artit, duke krijuar një ambient të favorshëm për inovacion dhe kreativitet.Prandaj, mbetemi plotësisht të përkushtuar për të siguruar që Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art të arrijë qëllimet e saj ambicioze, duke sjellë përfitime të mëdha për shoqërinë tonë”.

Nga koalicioni VLEN ju bëjnë thirrje të gjithë komunitetit të studiuesve, artistëve dhe intelektualëve që të bashkohen në këtë përpjekje siç thonë, të rëndësishme dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për shkencën dhe artin shqiptar.

/SHENJA/

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?