Vrasja e emigrantes nga Sierra Leone, shpallet i pafajshëm polici i akuzuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:36

Vrasja e emigrantes nga Sierra Leone, shpallet i pafajshëm polici i akuzuar

Është shpallur i pafajshëm polici Igor Markov, i cili më 19 prill plagosi për vdekje migranten Fatmata Kamara nga Sierra Leone teksa ajo bashkë me tre emigrantë të tjerë po përpiqeshin të hynin në Maqedoni. Pas provave dhe dëshmive të paraqitura, gjyqtari Nenad Saveski nga Gjykata Penale e Shkupit nuk konstatoi vepër penale në rastin e tij.

I akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit. Mbi të rëndonte akuzua për veprën penale të “Krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, që parasheh dënim minimal 3 vite burg. Ngjarja ka ndodhur në Kazermën e Vjetër afër Gjevgjelisë, kur gjatë një bastisjeje për parandalimin e kontrabandës së emigrantëve, policia gjeti dy kontrabandistë dhe disa emigrantë.

Inspektori i akuzuar nxori armën dhe u bërtiti të pranishmëve që të ndalonin. Njëri nga kontrabandistët u kthye nga ai papritmas dhe u përpoq t’i merrte armën, pas së cilës ata filluan të përleshen. Gjatë përleshjes,  arma ka qëlluar dhe ka goditur për vdekje Fatmën, e cila ndodhej në makinën e kontrabandistëve.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?