Vuçiq e pranon me dëshpërim forcën e Kosovës në xhudo: Kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:21

Vuçiq e pranon me dëshpërim forcën e Kosovës në xhudo: Kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se xhudistët nga Kosova dhe Kroacia janë treguar më të suksesshëm se ata serbë në Paris 2024

Këtë të premte kanë përfunduar garat në xhudo, sa i takon konkurrencës individuale, ku Kosova fitoi dy medalje, një të argjendtë, një të bronztë dhe një vend të pestë. Kosova zë renditet e 14-ta në listën e vendeve më të suksesshme në xhudo në Paris 2024.

Para Kosovës janë superfuqi të xhudos, si Japonia, Azerbjxhani dhe Franca, por vende me xhudo shumë të zhvilluar kanë mbetur po ashtu prapa Kosovës.

Ndërkohë Serbia nuk e ka fituar asnjë medalje. Dhe kjo është pritur shumë rëndë në Serbi, ku edhe presidenti serb Vuçiq e ka komentuar këtë fakt, duke e pranuar forcën e Kosovës në sportin kryesor luftarak.

“Në xhudo, kroatët dhe shqiptarët e Kosovës kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne, ndonëse kemi pasur rezultatet më të mira ndonjëherë dhe kemi përparuar shumë. Por pa medalje”, ka thënë Vuçiq të enjten në një konferencë për shtyp ku u pa shumë i dëshpëruar.

Kosova në tri paraqitje në Lojërat Olimpike i ka plot pesë medalje, të gjitha i ka nga sporti i xhudos dhe falë këtij sporti vendi ynë përmendet me nota të larta në këto ngjarje të mëdha sportive.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?