Vuçiq mohon se Serbia do t’i zhvendosë serbët e veriut në Sanxhak

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:32

Vuçiq mohon se Serbia do t’i zhvendosë serbët e veriut në Sanxhak

Pretendimet e ngritura së fundi se Serbia është duke planifikuar zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak, janë mohuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

E, Presidentja e Komitetit të Helsinkit për Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, e cila ishte në takim me kryeministrin Albin Kurti kur u diskutua kjo çështje, ka thënë se u takon institucioneve dhe shoqërisë civile vendore e ndërkombëtare që ta vërtetojnë saktësinë e këtyre informacioneve

Zyrtarë të Serbisë i kanë mohuar pretendimet e ngritura se kanë në plan ndërtimin e shtëpive në Sanxhak për t’i zhvendosur atje serbët nga veriu i Kosovës.

Një ditë më herët, zyra e kryeministri njoftoi se Albin Kurti u informua për këtë në takimin që pati me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin.

Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë.

Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë”, shkruan në komunikatën e ZKM-së.

Por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka mohuar këtë tek ka thënë se serbët do të mbeten në Kosovë pavarësisht dëshirës, sipas tij, të shumë njerëzve që të mos jenë atje.

“Serbët nga Kosova dhe M do të mbeten në Kosovë dhe M, përkundër dëshirës së Albin Kurtit, Nenad Çanakut, Sonja Biserkos dhe shumë të tjerëve që serbët nga Kosova të zhduken. Nuk do të më kishte shkuar në mendje të mendoj diçka të tillë. Shkurtë këto janë budallallëqe”, ka thënë Vuçiçi për mediat serbe.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?