Vuçiq: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 20:43

Vuçiq: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur të hënën se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, janë pajtuar që dy shtetet të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.

“Ne jemi pajtuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram, pas takimit me ambasadorin rus.

Ai ka thënë se me Bocan-Harchenkon ka biseduar edhe për “situatën aktuale në shtet dhe rajon”.

Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesi gjerman, shënohet më 20 tetor.

Kryeqyteti i Serbisë është çliruar atëherë prej partizanëve jugosllavë dhe Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.

Në 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit, të shënuar më 2014, pati marrë pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Serbia është një prej pak vendeve të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Në disa raste Beogradi zyrtar e ka dënuar agresionin dhe shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, mirëpo vazhdon të kultivojë raporte të ngrohta me Moskën./REL

Top Channel

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?